Na ka ndodhur shpesh të jemi përballur me njerëz xhelozë e ziliqarë, por e dini që për këtë ndikon edhe shenja e tyre e horoskopit?!
Nëse edhe ju jeni në mesin e këtyre shenjave të zodiakut, atëherë, keq na vjen, por jeni ziliqarë, shkruan ShkodraNews.
Ja cilat janë ato:
Gaforrja
Është një prej shenjave që bie më shpejt në ndjenja negative, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë. Personat e lindur nën këtë shenjë, zakonisht nuk i besojnë askujt dhe pyesin veten gjithmonë pse gjërat janë më të thjeshta për të tjerët.
Virgjëresha
Një nga karakteristikat e kësaj shenje është fuqia e madhe analitike. Njerëzit e kësaj shenje kalojnë shumë kohë duke parë çdo aspekt të jetës së tyre dhe për këtë, objektivat i kanë gjithmonë e më lart. Kur nuk arrinë të shkojnë dot aty ku duan, bëhen të frustruar dhe hyjnë në një konflikt të brendshëm.
Shigjetari
Janë impulsivë dhe xhelozë, kështu që duke parë se ç’kanë të tjerët, ndihen të initmiduar. Shigjetarët janë edhe shumë emocionalë, prandaj mund të zhvillojnë ndjenja negative edhe me personat që i vlerësojnë vërtet.
Bricjapi
Janë shumë punëtorë në çdo gjë që bëjnë, por kur gjërat nuk shkojnë siç i kanë ëndërruar, tentojnë të bien në frustrim. Ana e tyre e inteligjente i bën të dëshirojnë dhe të përfitojnë nga disa situate, edhe pse shpejt do të pendohen./ShkodraNews