Loading...

Ngjarje e rëndë mbrëmë vonë në Tiranë. 30-vjecari u la përtokë…

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë vonë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Nga një konflikt me thikë mbeti i vdekur Holti Hajdari, 30 vjeç. Policia ben me dije sot se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili pas krimit e la viktimen mes gjakut ne rruge dhe u arratis.

Sherri degjeneroi pas nje konflikti mes viktimes dhe autorit. Viktima u la pertoke i gjakosur. Ai u transportua ne spital, por nuk mundi te shpetonte nga plaget e shumta qe kishte marre dhe gjeti vdekjen.
Informacioni i policise

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin : – M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital. Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com