[sgmb id=”1″]
Ndodh edhe kështu: futbollisti i skuadrës Clitheroe, Jay Hart është përjashtuar nga ekipi pasi u kap gjatë ndeshjes duke bërë seks në pankinë me një nga tifozet që gjendej në shkallët e stadiumit.
Lojtari i martuar e baba i dy fëmijëve, u përjashtua nga ekipi i tij. Ai u kap mat duke bërë seks në stolin e rezervave me një vajzë bjonde.
I riu është justifikuar se para kësaj kishte kthyer disa gota dhe ka kërkuar shumë herë falje. Megjithatë përkundër ndjesës, ai nuk është falur.
Mediat e huaja, duke komentuar ngjarjen, ironizojnë dukë shkruar se ky futbollist nuk do të ishte bërë kurrë kaq i famshëm për talentin e tij, para se t’i ndodhte kjo ngjarje.