[sgmb id=”1″]
Bota duhet të përgatitet për valët e të nxehtit këtë vit”, kështu thanë sot në Gjenevë zyrtarë të rëndësishëm të agjencisë së OKB-së për motin.
“Pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe të SHBA-së kanë patur që në muajin maj dhe në këtë muaj temperatura të larta”, u shprehën më tej ekspertët.
”Qyteti pakistanez, Turbat regjistroi 54 gradë Celsius në fund të majit, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Azi”, sipas Agjencisë Botërore të Meteorologjisë (WMO).
Rekordi botëror me 56,7 gradë Celsius është regjistruar në Luginën e Vdekjes, në SHBA, në vitin 1913.
“Problemi është se ne jemi pranë arritjes së kësaj temperature”, tha meteorologu i WMO-së, Omar Baddour.
“Sipas të dhënave që kemi, presim valë të tjera të nxehti këtë vit në shumë zona të globit”, shton ai.
Në vitin 2003, një valë i nxehti në Evropë shkaktoi 70 mijë viktima, ndërkohë që një fenomen i tillë në Indi dhe Pakistan, në vitin 2015 vrau 4 000 persona.
Vitin e kaluar, vala e të nxehtit u pengua nga El Ninjo, një fenomen meteorologjik i shkaktuar nga uji i ngrohtë në oqeanin Paqësor.
Ndërsa këtë vit, ekspertët e motit nuk presin një fenomen të ngjashëm.