Loading...

Rama ngacmon ndërtuesin e Rrugës së Arbrit: Po ç’të ka bërë PD-ja mo?

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa ngacmuar pronarin e firmës Rrok Gjoka që po kryen punimet, duke i kujtuar bindjet e tij politike të dikurshme.

“Kur do përfundojë rruga? Në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po çtë kanë bërë mo? Po të sakatuan mo”, pyeti Rama. Në aksin e ri që po ndërtohet kryeministri Rama, u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Rrok Gjoka është themelues i Partisë Demokratike. Rrok Gjoka është financionues i rregullt i fushatave të PD.

Batutat mes Gjiknurit, Ramës dhe Gjokës:

Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.

Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.

Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.

Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.

Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.

Rama: Kur e kemi lënë bahskë?

Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.

Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com