Pas vendimit të qeverisë, AKEP ka njoftuar se portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht të gjitha reklamat për lojërat e fatit. Nga monitorimi i kryer, kontatohet: “Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundershtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi. Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al
dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pas verefikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.
Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të perfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim”, shkruhet në njoftim.