Loading...

Tjetërsoi 100 hektarë në Zvërnec, kush është biznesmeni i arrestuar për herë dytë pas tre vjetësh

Është dënuar përsëri për të njëjtën vepër penale si ajo e tre vjetëve më parë, tjetërsim prone. Bëhet fjalë për avokatin Pëllumb Petritaj. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë caktoi më 9 tetor masë sigurie “arrest me burg” për avokatin Pëllumb Petritaj, i cili dyshohet për tjetërsimin e 100 hektarëve në Zvërnec. Petritaj është dënuar më herët në Shkallën e Parë me tre vjet për të njëjtën akuzë. Ai i mohon akuzat. Një ditë pasi Gjykata e Faktit në Vlorë vendosi masë sigurie “arrest me burg” avokati Pëllumb Petritaj 54 vjeç i akuzuar sërish për tjetërsimin e një sipërfaqeje prone në Zvërnec, u ndalua nga policia. Policia njoftoi se ndaj Petritaj, i dënuar më herët me 3 vjet burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, rëndonin dy akuza, ndërsa ai dyshohej për tjetërsimin e pronësisë për 100 hektarë tokë.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë për ndalimin e Petritaj. Të afërm të të arrestuarit i thanë BIRN se ai ishte vetëdorëzuar, pasi kishte mësuar se ishte shpallur në kërkim dhe gjykata kishte vendosur masë sigurie me burg.
Policia bëri me dije se çështja ndaj Petritajt ishte e ngjashme me ato për të cilat ai është akuzuar më herët.

“Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit”, thuhet në njoftimin e policisë. Petritaj i mohon akuzat. Në prill të këtij viti Gjykata e Vlorës e shpalli Petritaj fajtorë për falsifikim të dokumenteve për tjetërsimin e 150 hektarëve tokë në Zvërnec. Ai u dënua bashkë me tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja është apeluar, por edne nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Ndërkohë emri i Petritaj del edhe në disa procese të ngjashme. Ai u mor fillimisht në hetim në vitin 2016, por më pas nuk u procedua si i akuzuar për tjetërsimin e një sipërfaqe prej 220 hektarë në Karaburun 89 hektarëve tokë në Zvërnec dhe 33 hektar tokë në Palasë. Petritaj i ka mohuar akuzat, ndërsa ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatën për njëanshmëri në çështjet ndaj tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com