Një ngjarje ka ndodhur sot në Gramsh, ku një makinë është djegur në oborrin e shtëpisë në mënyrë të qëllimtë.
Në lagjen “Sporti”, ne mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.H., 55 vjeç, i
cili ishte i parkuar para banesës, ka rënë zjarr.
Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesërisht mjeti.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 151 e 22 të Kodit Penal.