Ngjarja e ndodhur në Bllok javën e kaluar vazhdon të jetë e mbushur me mister. Kjo pasi deri tani ende nuk ka një panoramë të qartë të asaj që ka ndodhur, të shkakut dhe personave të përfshirë.
Ndonëse Ervis Martinaj ka deklaruar se grupi i Ervin Matës nuk ka pasur qëllim ta vrasin dhe se është plagosur aksidentalisht, në fakt duket se kjo nuk është e vërtetë.
Kjo pasi, pronari i lokalit Redi Popesku ka dëshmuar se Martinaj është fshehur poshtë banokut dhe ka dalë vetëm pasi gjithçka përfundoi. Mësohet se ai ka përdorur një taksi për të shkuar në spital dhe për këtë ka pasur edhe një dëshmi nga taksisti.
Sipas Popeksut ishte Ervin Mata që i kërkoi që në dyqanin e tij të vinte Ervis Martinaj, për tu sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre. Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njerit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës. Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari