Loading...

Ndodh edhe kështu! Humbi portofolin në Sarandë, turisti kroat surprizohet nga shqiptari

Ka dhe raste të tilla dhe njeriu duhet të mendojë gjithmonë po sikur të ishte ai vetë?!

Një turist kroat ka humbur portofolin në Sarandë gjatë kohës që po bënte pushimet, por është e pabesueshme ajo që i ka ndodhur.

Kroati i quajtur Vlatko Horvat, e ka ndarë në llogarinë e tij të Facebook atë që i ndodhi dhe duket mjaft i impresionuar.

Ai zbulon se një djalë i kishte gjetur portofolin dhe menjëherë e kishte kontaktuar duke ia kthyer pa i humbur asgjë.

STATUSI
“Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri? Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi.

Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh.”

Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci.

Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat.

Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë njerëz ekstra”, shkruan ai në facebook.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com