[sgmb id=”1″]
Në inagurimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, Edi Rama pranoi se shkeli premtimin e bërë në fillim të fjalës së tij, kur pohoi se do fliste shkurt.
“E shkela një premtim thashë do flas shkurt e nuk e bëra, tha Rama.
Duke iu referuar Bulevardit të Ri, Rama tha se, ky është një tjetër shembull për të gjithe ata qe në mënyrë cinike thonë se vota nuk vlen, që thonë se nuk ja vlen të votosh sepse të gjithë janë njësoj. Po të ishin njësoj këtu do ishin ferra, insekte dhe gropa te zeza siç ishte kjo zonë deri kur Tirana votoi Erionin.Patjetër që meritat për këtë vepër fantastike i takojnë lali Erit edhe ekipit të tij, por lalin Erin si Erion e lindi nëna, si kryetar bashkie e bëri vota, tha Rama.