Me sa duket historia e audio përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj do vijojë gjatë. Sot deputeti demokrat Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje për këtë çështje, ndërsa kërkon dorëheqjen e Xhafajt.
“…Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.
Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?
Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot? 🤔 Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? 🧐”, shkruan Salianji