Geldo Hoti është një prej të arrestuarve të tjerë për ngjarjen e ndodhur në Bllok, i cili u kap në tentativë për t’u larguar nga vendi. I riu mësohet se është një prej atyre që ka shtënë me armë gjatë konfliktit. Hoti, sipas burimeve, është mik me komandon Meviol Bilo dhe ka qëlluar me armë, duke i ardhur në ndihmë këtij të fundit gjatë konfliktit me Fabian Gaxhën. Për rastin, Policia dërgoi edhe një komunikatë zyrtare, që njoftoi arrestimin e tij. Ndaj Hotit rëndojnë veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Geldo Hoti ishte në të njëjtën tavolinë me komandon Merviol Bilo, me të dashurin e këngëtares Ervin Mata si dhe Fabiol Alushin. Hoti është personi i tretë që arrestohet për ngjarjen, pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos. Ndërsa në kërkim vijojnë të mbeten Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.
“Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konflikTentoi të largohej për në shtetin grek Policia zbardh rolin e Geldo Hotit: Qëlloi me armë gjatë përplasjes tin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G. dhe u plagosën shtetasit E. M. dhe E. H. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, pasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin: Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.10.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G. dhe u plagosën shtetasit E. M. dhe E. H.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal”, shkruan njoftimi i Policisë së Tiranës./korrieri