Loading...

Tramezani nxjerr të palarat e Dukës. Oferta për bankinën më është bërë shumë më herët!

[sgmb id=”1″]

Paolo Tramezani dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë diskutuar disa muaj më parë se De Biazi të merrte vendimin për tu larguar nga Kombëtarja, për zëvendësuesin në stolin kuqezi. Duka i ofroi Tramezanit që të ishte ai pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares, por akordi me klubin zvicerian Sion, duket se ka qenë pengesa kyçe për rikthimin e ish-zvëndëstrajnerit në Shqipëri. Këtë gjë Tramezani e zbulon gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TMW Radio”.

“U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kishim folur rreth kësaj teme edhe në muajt e mëparshëm. Kisha një akord me Sionin por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë. Është një skuadër e re që ka shumë për të dhënë”, ishin fjalët e Tramezanit për “TMW RADIO”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com