Simonetta D’Alessandro, gjyqtare e Gjykatës së Romës është gjetur pajetë në shtëpinë e saj në kryeqytetin italian.
Siç raportojnë mediat italiane, në të kaluarën, ajo ka marrë vendime ndaj bandave të rrezikshme.
Në janar, firmosi urdhër-arreste për 32 persona të klanit mafioz Spada, shkruan Shkodranews.
Ai që ngriti alarmin për zhdukjes e së ëmës ishte djali i viktimës i cili duke mos lajme nga ajo shkoi në stacionin e karabinierëve në Prati.
Nga këqyrja parpake e kufomës nuk ka shenja dhunë. Dyshohet se gjyqtarja ka humbur jetën si pasojë e ndonjë sëmundje, megjithatë ekspertiza pritet të hedhë dritë më shumë lidhur me shkakun. /Shkodranews