Nga Kuvendi i Dukatit:
19 Qershori
kjo ditë e bekuar
800 burra mblodhi
këmbëkryq e shtruar
mendjen për të ndarë
për të reflektuar
vendim për të marrë
të prerë e të zgjuar.
Lufta u zhvillua
në fushë e në mal
në qytet e zyra
në këmbë e mbi kalë.
Lideri u zgjodh
por u tradhëtua
përsëri lufton
vrulli nuk ju shua.
Mbajti istikamin
deri në flijim
ndaj dhe u sulmua
me aq shumë tërbim
ndaj dhe u urrye
nga shumë zemërzinj
u sha u mallkua
nga tradhëtarët-minj.
Vdekje tradhëtisë
të rrojë Dukati
Vdekje pabesisë
80 vjet që zgjati.
Shkeputur nga faqja e facebookut te Kuvendit te Dukatit
https://www.facebook.com/kuvendiimadhidukatit