Loading...

Vlorë /Nis operacioni “Forca e ligjit”, shoqërohen disa persona në komisariat

Policia e Shtetit dhe FNSH kanë “zbritur” në Vlorë, për të vijuar në këtë qytet operacionin e koduar “Forca e ligjit”. Nga uniformat blu është duke u kërkuar për të arrestuar shtetas që janë në kërkim.

Efektivët policorë kanë ngritur disa post-blloqe në hyrje daljet e qytetit.

Gjithashtu, ata kanë ngritur post blloqe edhe në pika kyçe të Vlorës. Aksioni u përqendrua në zona kryesore të qytetit jugor.

Edhe hyrjet e daljet e qytetit po mbahen nën kontroll të rreptë. Policia kontrolloi disa makina, kurse ka shoqëruar në komisariat disa persona./shekulli

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com