Loading...

Ja kush është shqiptari që u ekzekutua nga karabinierët në Itali

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e shqiptarit i cili mbi i vrarë teksa largohej me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas grabitjes së një biznesi.

Eduard Kozi, foto e publikuar nga mediat italiane

Media lokale “umbriajournal” raporton se Kozi ishte i martuar dhe babai i një djali. Në Itali, ai njihet si person që ka pasur probleme me ligjin.

Kozi raportohet se kishte lejen e qëndrimit (soxhorno) në xhep kur efektivët e policisë gjetën kufomën e pajetë. Në vitin 2014, përfundoi në burg me akuzën e një seri vjedhjesh mes Collestrada-s, Deruta-s, Torgiano-s dhe disa zonave në Tifernate. Operacioni që çoi në prangosjen e tij u kodua “Gëzuar Krishtlindjet”. Për ato akuza, Kozi qëndroi pas hekurave deri në vitin 2017 dhe më pas u dëbua nga Italia.

Lidhur me vrasjen e shqiptarit nga karabinierët italianë, zv.kryeministri Salvini deklaroi se karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com