Ekipi multidisiplinar i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë vijon ekzaminimet e saj për shtresat në nevojë.
Në bashkëpunim me dr. Laze Bregasin, DRSH ka ofruar shërbime në fshatin Dukat, duke kryer ekzaminimin e organeve abdominale për banorët e këtij fshati.
Gjithashtu shërbime janë ofruar edhe në Qendrën Shëndetësore të Orikumit, ku janë bërë matje të tensionit arterial, matje të glicemisë si dhe matje të frekuencës kardiake.
“Gjithë vëmendja tek pacientët të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbim në qendër shëndetësore”, shkruan DRSH Vlorë./atsh