Një fëmijë i mitur ka rënë nga kati i dytë i një banese në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rugën “Marije Kraja”, dhe fëmija që është dërguar me urgjencë në spital është A. I., 3 vjeçe.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04. 10. 2018, në rrugën “Marije Kraja”, duke luajtur, është rrëzuar nga kati i dytë i banesës, fëmija e mitur A. I., vjeçe 3, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.