Loading...

Ia plas Zv/Kryeministri Salvini: Karabinierët që qëlluan për vd**kje shqiptarin meritojnë medalje!

Një deklaratë jo e zakontë ka ardhur nga zv.Kryeministri italian Salvini, përmes rrjetit social Tëitter. Reagimi i tij lidhet me ngjarjen e natës së të mërkurës në Ponte Felcino, kur dy karabinierë dhe një roje sigurie qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga prokuroria. Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.

Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan: “Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”. Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptar mbeti i vrarë gjatë një tentative, grabitje mediat lokale kanë zbuluar dhe identitetin e viktimës. Sipas tyre shqiptari që mbeti i vrarë nga policia italiane është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh. Mediat lokale shtojnë që 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti të braktisur në anë të rrugës. Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri. Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com