Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa fakte të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.
Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty. Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.
Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.
Për ngjarjen dimë që një Komando ka vrarë truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?
Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ngjarje. Kjo vrasje ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja a ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme. Kemi një territor të frekuentuar
Edhe biznesmeni tjetër Memli Begalla u vra në mes të Bllokut…
Po jo vetëm ai. Kemi po ashtu vrasjen e të ndjerit Artan Santo në një distancë fare të afërt. Presupozohet se është një nga zonat më të sigurta, por rrinë edhe persona me precedent penal. Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja është një lokal i vogël. Aty kanë ndenjur gjithë deputetët e ministrat e qeverisë. Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka një tavolinë të madhe në mes, një banak në krah të djathtë dhe ca tavolina të vogla. Është ambient për takime intime. Aty rrinin persona VIP, politikanë e biznesmenë. Kam hyrë për herë të parë se s’doja të isha tek lokali ku rrinin deputetët, aty shikoja kolegë, analistë që rrinin me deputetë. Në një lokal që është edhe pak i rezervuar tregon se edhe klientela nuk është e zakonshme. Kamerat e jashtme i ka cilësore por të brendshmet nuk është se janë dhe aq të forta. Megjtiahtë nga një kqyrje e parë e tyre duket se fillimisht ka ardhur biznesmeni Vis Martinaj, shumë i fuqishëm në lojërat e fatit, lëviz i shoqëruar e kam parë edhe në raste të tjera ka ardhur me rrjet shoqëror persona besnikë që i qëndrojnë afër.
Janë ulur tek tavolina e madhe iu është shërbyer verë, gotat janë të paprekura. Pra ngjarja ka ndodhur sapo është servirur vera. Në momentin që 4 persona janë ulur në tavolinë, Ervis Martini mendohet të ketë qenë në banak me pronarin. Kamerat e sigurisë dëshmojnë se kanë hyrë katër persona të tjerë në lokal. Është fakt që janë thirrur të vinin në atë lokal. Në momentin që kanë hyrë ka pasur konflikt në lokal, njeri nga viktimat Fabjol Gaxha ka pasur konflikt me personat e hyrë në lokal.
Nga informacionet që kam unë ka një sërë pistash dhe asnjëra prej tyre nuk përjashtohet. Është fakt që personat që kanë hyrë në lokal janë thirrur, i ka thirrur dikush për të shkuar aty. Ka pasur konflikt fizik mes Marjol Bilos dhe viktimës. Komandoja mësohet se është pjesë e Beretave të kuqe. Kemi komando me Bereta blu, të kuqe dhe të zeza. Në bazë të uniformës kanë edhe përgatitjen dhe detyrat. Pjesëtari që ka ndërhyrë është pjesëtar i komandove. Menjëherë sapo ka nxjerrë armën viktima, edhe komandoja ka nxjerrë armën. Aty është gjetur një pistoletë, dyshohet se është e Fabjan Gaxhës dhe me të ka qëlluar vetëm një herë, plumbi i dytë i ka mbetur në gojë. Gjatë këqyrjes.
Personat janë larguar menjëherë pas ngjarjes?Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje.
Emri i Elvana Gjatës është përmenduar, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë? Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë deklarime. Ajo është parë në ambientet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua dhe dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konflikti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde. Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë VIP dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.