Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për atentatin në ish Bllok, ku mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur. Artan Hoxha nuk ka nguruar të tregojë edhe lidhjen e politikës me këtë vrasje.
Ai shprehet se politikanët në këtë histori kanë njohje nga të gjitha anët, por nuk nguron të tregojë edhe se ka parë në spital, truproja të politikanëve të rëndësishëm të vendit.
“Në spital kam parë truproja të rëndësishme të politikanëve. Se pse i kanë sjellë atje nuk e di. Ka dhe elementë tjetër që thonë se ka një të plagosur por nuk e dimë. i qytetari dixhital (Sali Berisha) sot ka heshtur. Si ka mundësi? Kush ia ka qepur gojën, ai e di. Kjo ngjarje duhet urgjentisht të zbardhet, të hetohet, të gjenden motivet edhe për përfshirjen e forcave të policisë së shtetit. Biznesmeni në fjalë mund të ketë mbi 1 mijë punonjës, ka biznese, është taksapagues, personi tjetër, biznesmeni tjetër, (Ervis Mata) është në të njëjtën situatë. Politikanët në këtë histori kanë njohje nga të gjitha anët”- tha Hoxha.