Loading...

Vlorë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “On Escape”

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Në kuadër të një proçedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com