Detaje të reja bëhen me dije për masakren në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, që përfundoi me një të ekzekutuar dhe dy të plagosur, sipas burimeve zyrtare policore.
“ShkodraNews” mëson se sherri në lokal nisi pas një ngacimi që i është bërë një prej emrave të njohur të muzikës në vend. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën. Dyshohet se një i aferm i të dashurit të Elvana Gjatës qëlloi për vdekje Gaxhën.
Kjo e fundit ka qenë në lokali bashkë me dashurin. Viktima, mësohet se e ka ngacmuar dhe aty nisi një sherr që përfundoi me një bilanc tragjik. Sipas policisë: Viktimë nga atentati ka mbetur Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinajt dhe Laert Hasa./ShkodraNews