Loading...

Ngjarja tronditi Tiranen, zbulohet emri i të ekzekutuarit, bodigard i Ervis Martinaj

Zbulohet identiteti i personit të ekzekutuar në atentatin = në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Sipas raportimeve dyshohet se viktima është Rigers Gaxha, i afërm i Ervis Martinajt dhe i njohur si krahu i djathtë dhe bodigardi i Martinajt.

Ngjarja ndodhi rreht orës 21:40 minuta në një lokal në ish-Bllok, në pronësi të biznesmenit Redi Popesku. Dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ervis Martinajt, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë Rigers Gaxha. Ky i fundit ka humbur jetën në vend ndërsa Martinaj dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Martinaj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nag policia, ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e Traumës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com