Loading...

Mbeti i plagosur në mes të bllokut kush është Ervis Martinaj, çfarë lidhje ka me Emiljano Shullazin

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në ish Bllok, ku mbeti i ekzekutuar një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe Redi Popesku.

Mësohet se 36-vjecari Ervis Martini me origjinë nga Burreli, është një emër mjaft i njohur për Policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.

Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Informacion Paraprak:

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com