Loading...

Çfarë po ndodh? Taulant Balla thirret në Prokurori

Deputeti i PS Taulant Balla është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, ku është i përfshirë djali i deputetit, Rrahman Rraja.

Balla do të japë sqarime për kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, deputeteve Edi Paloka dhe Enkelejd Aliebeaj si dhe oficerit Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basir Collaku, ku u akuzon për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shpifje’. Balla do pyetet nga Prokuroria edhe për faktin se pse është përmendur nga oficeri Emiljano Nuhu në denoncimin e tij, ndërsa për këtë çështje është hapur një hetim.

Oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua me armë në praninë e Taulant Ballës, Rrahaman Rrajes dhe Artur Bushit më 21 korrik në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ish-oficeri i Krujës pretendon se është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com