Nuk arrij ta imagjinoj se dikush me mendje të shëndoshë, mund të të lërë për Camillën”, kështu shkruante Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth në një letër që i dërgonte Dianës në vitin 1992.
Ishte viti kur lajmi i divorcit të Charles dhe Dianës kishte pushtuar lajmet dhe familje mbretërore ishte e mbingarkuar nga skandali.
Letrat e zbuluara nga Mirror dëshmojnë se mes Dianës dhe vjehrrit kishte një marrëdhënie afeksioni.
“Nuk e kishim menduar kurrë se do donte të të linte, kurrë nuk na kishte shkuar ndër mend”, shkruante Philip i cili shkon deri aty sa e quan djalin budalla e se do ishte gafë nëse do linte gruan.
“Do shkatërrojë reputacionin e tij nëse shkon vazhdon jetën me një tjetër. Ne nuk do e aprovojmë këtë lidhje, gjithsesi”, shkruante ai.
Po Philip i konsideronte të dyja anët e medaljes si një burrë i mençur.
“A je e sigurt që tradhtia e Charles dhe Camillës nuk ka fare lidhje me sjelljen tënde në martesën tuaj”, shkruante ndër të tjera, duke e bërë Dianën të mendojë që, ndoshta edhe ajo kishte kontribuar drejt kësaj tradhtie.
Pavarësisht kësaj fjalie, marrëdhënia nuse e vjehrrë paska qenë e mirë.
Po nuk mjaftonte për të mbajtur martesën në këmbë…
DIVORCI
Më 28 gusht të vitit 1996, princi i Uellsit, Çarls dhe princesha e Walesit, Diana janë divorcuar.
Diana ishte vetëm 19 vjeç kur u fejua me Çarlsin, në vitin 1981, por martesa u rrënua.
Diana fajësonte Kamila Parker Boules, të dashurën e Çarlsit, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij.
Diana, gruaja e parë e trashëgimtarit britanik të fronit, u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, në Paris, më 31 gusht 1997, pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte bashkë me të dashurin Dodi al-Fayed u përplas në një tunel, ndërsa përpiqej t’i largohej paparacëve që po i ndiqnin me motoçikleta.