Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, ndërsa familja ka vendosur që të dhurojë organet e tij. Ngjarja ka ndodhur në Livorno dhe viktima është Klevis Luka, 22 vjeç i cili është përplasur me një kamion të parkuar
Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili drejtonte makinën ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Firences, por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.
Por familja e shqiptari edhe pse po përjeton një dhimbje të fortë, ka vendosur që organet e djalit të tyre t’i dhurojë.
Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një festë dhe ishin duke u kthyer për në banesën e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të makinës dhe lagështia në rrugë.