Loading...

Deklarata e fortë e Vasilit: Shteti ka rënë, Rama skizofren

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar padinë e depozituar në Prokurori nga PD dhe LSI ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre ka kërcënuar oficeren Emiljano Nuhu që denoncoi rastin ‘Xhisiela’. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Vasili tha se kryeministri e quajti horr oficerin e Fushë Krujës dhe sipas tij oficeri ka informuar me shkrim për kërcënimet që i bëheshin.

“Kryeministri Rama kanosi dhe quajti horr oficerin Emiljano Nuhu. Kemi një kryeministrin skizofren. Oficeri ka informuar me shkrim dhe ka depozituar dhe një kallëzim. Këta thanë është ‘Babale 2’. ‘Babale 1’ ishte një denoncim shumë i madh, ku vëllai i ministrit të brendshëm përfundoi në burg në Itali. Pra ‘Babale 1’ bëri që vëllai i ministrit të ikte me urgjencë nga Shqipëria. Thonë që prokuroria e ka bërë një ekspertizë në Angli dhe thotë se nuk është e sigurt, por këta ekspertët pse nuk pyesin kryeministrin. Ekspertiza nga Rama është një tragji-komedi”-tha Vasili.

Vasili tha se presioni i opozitës bëri që djali i deputetit socialist Rrahman Rraja të shkojë në burg dhe sipas tij shteti ka rënë dhe është një nevojë ulëritëse për ndryshim.

“Babalje 2 do shtojë vitet e dënimit të kryeministrit Rama. Ky djali i deputetit ishte më i sinqertë nga Rama se tha ta shikoni ju në zgjedhje. Ustallarët e shpifjes i kemi në krye të vendit. Opozita nuk shpif se të akuzuarit e opozitës janë në burg. Reagimi i presidentit për çështjen ishte korrekt. Është ulëritëse nevoja për ndryshim, pasi shteti është i rënë dhe i zhbërë. Opozita ka denoncuar fakte dhe nuk ka bërë akuza. Presioni i opozitës bëri që një përdhunues të shkojë në burg. Kuvendi është kthyer në një ‘zorrë qorre shtesë’ të qeverisë. Kuvendi i Shqipërisë është degraduar”- tha Vasili.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com