Loading...

Po shtronte kabllot e televizionit, humb jetën i riu në Sarandë

Një i ri ka humbur jetën në Sarandë, pasi duke shtruar kabllot e televizionit në lagjen numër 1 të qytetit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është L. Z, 28 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë. Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com