Loading...

Polici i dehur qëllon me armë zjarri

Një efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin.

Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, Ilir Vrioni për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave material

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt” informoi SHÇBA.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com