Psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë bërë një analizë psiko-sociale të gjendjes së vajzës 25-vjeçare Xhisiela Maloku, e cila edhe pse thuhet se është viktimë e dhunës, doli në media dhe pranoi të jepte disa intervista.
Në një gjendje të rënduar psikologjike vajza ka dhënë një mesazh në emision, ka treguar se si u keqpërdor nga media dhe traumën që përjetoi pas intervistave për shkak se u trajtua si të ishte në hetuesi.
Gjatë emisionit është sjellë në vëmendje ekspertiza mjeko-ligjore dhe roli i psikologes në rajonin e policisë teksa Maloku kishte shkuar të tërhiqte denoncimin.
Në një intervistë të mëparshme psikologia ka deklaruar se ka folur me të 10 minuta, ndërkohë që 25-vjeçarja e mohon një fakt të tillë.
Pas thirrjes publike te Xhisielës se kishte nevojë për një psikolog, Ervisa Lula në një bisede të gjatë telefonike me të i ka ofruar mbështetje./Gsh.