Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, ku një 53-vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima është N.T dhe është gjetur nga familjarët e tij pranë banesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 53-vjeçarin të marrë këtë akt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01. 10. 2018, në fshatin Fushë Kuqe, pranë banesës, është gjetur nga familjarët i vetëvarur, shtetasi N. T., vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.