Shkak i këtij vëzhgimi, më saktë, alarmi që po japim, u bë denoncimi një nëne të re nga Tirana, të cilës i humbi fëmija, 2 muaj para lindjes, për shkak të një dëmtimi, që sipas mjekes gjinekologjike, i ishte shkaktuar nga rrezatimi, prej substancave kimike, të gjendura pranë ose brenda banesës së saj.
Pasi çifti, kreu gjithë procesin analitik mjekësor, zbuloi se shkak, kanë qenë lëndët që përdor dhe mbjetjet e rrjedhshme kimike-mjeksore, të klinikës stomatologjike, që ushtron aktivitet në pallatin ku ajo banon.
Pas këtij denoncimi, “PAMFLETI”, bisedoi me një mjek, specialist të Homotoksinave, i cili na kofirmoi, se klinikat dentare, që ushtrojnë aktivitet brenda pallateve të banimit, ta sjellin “helmin kimik”, në rubinetin e ujit, mbasi çdo lëndë të rrjedhshme, që ato, shkarkojnë në sistemin e rrjetit ujë-kanalizime, shpërndahet në rrjetin e çdo apartamenti.
Sipas eskpertit, i cili ka kryer një studim për këtë shqetësim, rezulton se në çdo 10 pacientë të goditur nga rrezatimet e lëndëve kimike mjekësore, në pallatet ku ka klinika stomatolgjike, ose aktivitete të tjera mjekësore, që punojnë me lëndë e pajisje rrezatimi, 7 prej tyre janë të dëmtuar, nga “helmet” radikative jonizues, që shpërndajnë klinikat dentare, në rrjetin e ujë kanalizimeve të apartamenteve (familjeve).
Mirëpo, mjeku na bëri me dije, se aktiviteti i klinikave dentare në pallate e objekte të tjera banimi, ndalohet kategorikisht me ligj, me VKM dhe me Urdhrin e Posaçëm nr. 415, datë 11.10. 2011, të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas këtij urdhëri, nuk duhet licencuar asnjë klinikë, laborator a shërbim radilogjik dentar, por edhe nëse konstatohet, bllokohet urgjent dhe ndëshkohet, sipas sanksioneve që parashikon ligji.
Mirëpo, në Shqipëri, 97% e klinikave, laboratorëve e shërbimeve radiologjike dentare, ushtrojnë aktivitet brenda pallateve të banimit e nuk i ndalon, as Instituti i Shëndetit Publik, as Ministria e Shëndetësisë, as Inspektorati Qendror, as Zyra Kombëtare e Mbrojtjes nga Rrezatimet, as Zyra Mjedisore Rajonale dhe as Urdhëri i Stomatologut, që i licenson si leje profesioni./Pamfleti
Ja udhri, që ndalon aktivitetin e shërbimit dentar në pallate banimi
- Ndalohet, ndërtimi i klinikave e kabineteve grafi dentare e thjeshtë dhe Ponorameks, si dhe pajisje të tjera me reze “X”, në ambjente me destinacion banimi.
- Ndalohet, ndërtimi i klinikave e kabineteve, për ushtrim aktiviteti mjekesor, me burime radioaktive të hapura e të mbyllura, në ambiente, me destinacion godina banimi.