Loading...

Për pak orë bënte 20 vjeç, i riu në Tropojë nuk arrin të mposhtë sëmundjen

Është ndarë nga jeta i riu nga Tropoja Fatlind Buçaj, i cili për 3 orë para se të ndahej nga jeta bënte 20 vjec. 19-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi vuante nga një tumor agresiv në kokë. Lajmin e hidhur e dha motra e 19 vjeçarit,  Sara Buçaj.

Që nga 18 shtatori rrjetet sociale u mbushëm me thirrjen e motrës së Fatlindit, ku apelonte për ndihmë pasi i vëllai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Me duart që m’dridhen e zemrën e thyer ju njoftoj që Fatlind Buçaj na la.
Edhe 3 ore pritshim të bëje 20 vjeç por tashi në vend të ditëlindjes do festojmë përvjetorin e vdekjes! S’i them Zotit më forco sepse s’do ja arrije dot përderisa nuk ma la afër vetes at’ dritë sysh…
Ti jeton akoma për mua, nuk ke vdek jo o jeta motrës!”
Edhe njëherë shëndetësia dështoi, një jetë më pak në mesin e shoqërisë tonë”, shkruan Sara bashkëngjitur fotos me të vëllain.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com