Kanë tentuar të fshihen brenda në një kamion, por 7 shqiptarët në Holandë e kanë pësuar keq dhe janë arrestar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Moerdijk të Holandës, “shtegun” e ri të shqiptarëve për të shkuar në Angli.
Shqiptarët janë arrestuar, pas shoferi i kamionit njoftoi policinë kur pa se ata u munduan të ngjiteshin në trajlerin e tij dhe të fshiheshin brenda.
Shtatë të ndaluarit janë të moshës nga 16 deri në 26-vjeçare. Për katër prej tyre rëndon edhe akuza e dhunës. Pas një hetimi, ata iu dorëzuan Policisë së Emigracionit. Gjithashtu u zbulua se dy prej shqiptarëve ishin kapur më parë nga autoritetet.