“Gjatë gjithë intervistës për emisionin ‘Open’ Xhisiela kërkonte të tërhiqej“. Kështu u shpreh gazetarja Eni Vasili teksa ka treguar kalvarin dhe prapaskenat e intervistës me Xhisiela Malokun. “Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. I kam dhënë mundësinë që të mos transmetonim intervistën dhe të vinte live në emision.
Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon. Dëshmoj që jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale për të gjetur të vërteta dhe i kam bërë disa pyetje që askush s’ia ka bërë. Dëshmoj këtu me gjithë 20 vitet e mia të karrierës që gjithçka që u transmetua është e vërtetë. Bashkë me Anilën vajtëm të pyesim me vullnet të lirë, ashtu sikurse është pyetur edhe në intervistë. I ushtruan presion që të tërhiqte intervistën, por ne nuk u tërhoqëm duke pasur bindje se publiku do t’i kuptonte ato që tha Xhisiela. Unë i kam thënë që për çdo gjë Xhisiela të ketë nevojë në çdo moment për çfarëdolloj gjëje ka numrin tim të telefonit. Xhisiela kurdo që ke nevojë numrin tim e ke”, u shpreh gazetarja Eni Vasili.