Shoqatat për mbrojtjen e grave dhe shoqëria kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë pasditen e sotme pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut. Por prania e politikanëve opozitarë ka irrituar gazetaren Edlira Gjoni. Sipas Gjonit, ajo kishte shkuar, por ishte detyruar të largohej më pas pasi aty kishte burra e gra nga parlamenti, të cilët duan ta përdorin dhunën me çdo formë.
“Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë”, shkruan ndër të tjera gazetarja.
REAGIMI I PLOTË:
Shkova në protestë për dhunën ndaj një vajze dhe turpin e manipulimeve me të. Ika nga protesta se ishte mbushur me burra e gra parlamenti që edhe dhunën duan ta përdorin me çdo formë! Jo dhunës! Joooo PD-së e LSI-së në protestë!
As të jemi frymorë s’na lini!
Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë???
Politika është dhunë! Kjo e jona. Ndaj, po e lë pas me hallet e veta!