Money Guru është kompania e cila me anë të një hetimi në “dark web”, që është pjesa e internetit jo e aksesueshme nga motorët normal të kërkimit, zbuloi se profilet e shumë përdoruesve të Facebook janë duke u shitur për 2$.
Ky lajm vjen menjëherë pasi rrjeti social pranoi se ditët e fundit një sulm kirbenetik kishte ndodhur, ku rreth 50 milionë përdoruesve ju ekspozuan të dhënat personale. Ky hetim ka zbuluar jo vetëm që të dhënat tuaja të cilat ja keni besuar Facebook po shiten për më pak se një kafe por dhe informacione të tjera akoma më të rëndësishme janë në tregun e “dark web”. Kështu emrat e llogarive, passwordet, adresat e emaileve dhe shumë të dhëna personale që lidhen me llogaritë tuaja bankare apo të blerjeve online mund të blihen. Kartat e kreditit janë duke u shitur për 10.40$ ndërsa një llogari në eBay blihet për vetëm 4.40$. Me një llogaritje të thjeshtë identiteti juaj dhe çdo e dhënë që keni në internet mund të blihet, në pjesën e internetit ku çdo anonim mund të hyjë me anë të Tor Broswers, për më pak se 750$.
Pra nëse dikush është i interesuar t’ju bëjë keq, për një shumë të tillë mund të vjedhë detajet e llogarive bankare, gjithçka që keni blerë në internet, të gjitha llogaritë në rrjetet sociale dhe informacionet e email. Sipas James MacDonald, një nga drejtuesit e hetimit që u krye nga Money Guru është shumë e rëndësishme që të dhënat tona në internet të mbrohen me çdo kusht. Gjithashtu ai pranon se shifrat me të cilat mund të vjedhësh identitetin e dikujt në “dark web” janë çuditërisht shumë të ulta dhe se është shumë e thjeshtë ta bësh. Një palë tjetër që mund të përfitojë nga vjedhja e të dhënave tuaja janë firmat të cilat reklamojnë produkte në rrjetet sociale. Ata mund të blejnë disa nga informacionet tuaja sekrete për të parë se në çfarë jeni i nteresuar, apo cfare keni blere kohet e fundit, në mënyrë që të dijë se çfarë produktu t’ju reklamojë në të ardhmen.
Prandaj mos u çudsni nëse banka juaj ju telefonon dhe ju pyet nëse jeni duke luajtur poker në një kazino në Tajlandë sepse me shumë mundësi të dhënat tuaja janë vjedhur. Nga ana tjetër mos u surprizoni nëse pasi hapni një artikull në Facebook për një firmë rrobash, tre artikujt e tjerë që do ju dalin para do jenë për të njejtat lloje rrobash, privatësia juaj nuk është me juaja. /Blitz.al/