Loading...

Më në fund del në treg makina fluturuese (Foto)

Në tregun botëror nga muaji i ardhshëm  pritet të dalë makina fluturuese. Ende pa përfunduar prodhimi i tyre, janë bërë disa porosi për blerjen e mjetit fluturues dhe individual gjithashtu.

Bëhet e ditur se dy automjetet e para hibride-elektrike me dy ulëse, që mund të kalojnë në modele fluturuese në më pak se një minutë, do të jenë të gatshme të blihen që nga muaji i ardhshëm.

Sipas prodhuesit të tyre Terrafugiua, që i përket kompanisë simotër të Volvos, është shprehur se vetura mund të fluturojë deri në 640km, me një shpejtësi maksimale prej 160km/h.

Përsa i përket çmimit të veturës nuk është përcaktuar ende, por shitjet e para të modeleve pritet të fillojnë në tetor, thuhet sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com