Loading...

I dehur përplas disa makina, përfundon në pranga shefi i policisë

Shefi i policisë i stacionit të Patosit, Flamur Veliu është vendosur në pranga gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi në gjendje të dehur ka përplasur disa makina në aksin rrugor Fier – Lushnje në vendin e quajtur “Mulliri i artë”. Policia bën me dije se pas verifikimit me aparat alkool-test ka rezultuar se 60-vejcari drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur

Njoftimi i policisë:

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Veliu, 60 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnje në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale dhe pas verifikmit me aparat alokool-test ka rezultuar se drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur. Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje ndaj shtetasit Flamur Veliu, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com