Loading...

Artan Hoxha rrëfen takimin me 25-vjeçaren dhe shpërthen në kritika: Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën!

Artan Hoxha ka publikuar një shkrim ku bënte me dije bisedën e tij të fundit me Xhisielë, duke argumentuar së në këtë histori më shumë po dëmtohet ajo, pasi po përdoret.

“Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën.  Dhimbja e Xhisielës sa vjen e shtohet. Ndërsa turma amorfe militantësh politik i qajnë hallin policit që sapo rroku në duar si një trofe të çmuar tragjedinë e vajzes, nxitoi ta shiste të hienat politike për të përfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, që bëjnë sikur u pikon zemra për Xhisielkn, që çirren dhe bërtasin kundër njeri-tjetrit, janë duke e perdhunuar prej 30 vitesh këtë popull, nga mëngjesi ne mbremje, herë me radëe, e herë të gjithe bashkë”, shkruan Hoxha.

Reagimi i plotë i tij:

Po Xhisiela?!!!

Dje, pasdite kam folur përseri me Xhisielën, vajzën 25- vjeçare e cila vazhdon të masakrohet barbarisht çdo ditë, çdo ore, cdo minutë.

Dje, ishte më shqetësuar se asnjëherë tjetër gjatë këtyre 10 javëve. Si t’ia bëj? – tha .Çfare duhet te bëj për të shpetuar nga ky tmerr që nuk ka fund?! Si mund t’u them njerëzve te ketij vendi se çfare po vuaj, çfare po përjetoj? Une thjeshte kërkoj drejtesi për ate që ka ndodhur dhe qetësi per familjen time. Si mund t’u them, boll luajtet duke përdorur emrin dhe fatkeqesine time si flamur beteje herë ngjyre blu dhe here te kuq. Si t’u them, boll me këtë histeri hipokrizie”….

Kam folur me të çdo dite që nga momenti kur historia e saj u kthye në një sport kombetar per te përfituar kush te mundet. Jane sulur si një lukuni cakenjsh dhe hienash, që ushqehen me kerma, me vetem nje qellim të mos dalin pa perfituar diçka nga kjo tragjedi. Duan patjetër ta lidhin historine e saj me politikën.

Kam parë kryeministra dhe ish-kryeministra, presidente, ish-presidente dhe gra presidentesh, kryetare partish ne pushtet dhe kryetar partish ne opozite, shoqeri militantesh, shoqeri civile, shoqeri facebook-u e shoqeri ish-policesh azilante, gra te angazhuara djathtas dhe të angazhuara majtas, te gjithe pa perjashtim, po aludojne e qajnë me lot krokodili.. kur vajza eshte aty, deshmi e gjalle! Nuk ja ka mbathur! Nuk shkon askush ta pyes si ndihet! Si e perjeton tere kete zhurme, gjithe keto akuza e kunder- akuza! Do te flase por nuk e degjon kush. Sepse askush nuk do me ta degjoje, secili ka tashme ate qe i duhet per te folur si ti doje qejfi.

Ia ka mbathur nga syte këmbet oficeri i policise gjyqesore që duhej ta mbronte, qe duhej t’i ofronte siguri per jeten dhe familjen.  Oficeri qe në vend te hetonte ngjarjen dhe dononcimin e vajzes, beri te kunderten.  Ai njoftoi fillimisht te afërmit e autorit dhe i ftoi ata per nje kafe “pune” ne një lokal ne kryeqytet, dhe pasi nuk e kapi “pazarin” me ta, i nisi një nga ato anonimet qytetarit digital.

Qe aty historia mori tjetër rrjedhe.  Supermakina e trillimeve per shantazh politik e kishte gati skemen.

Publikon historine ne facebook-un e “gjyshit digital” i cili e di vetë si e rregullon historine shton fakte për perfitime politike. Oficeri qe duhej te mbronte viktimen nga horrlleku dhe maskaralleku i djalit te deputetit, dekonspiron hetimin dhe nis te trilloje nje histori ku nga mbrojtesi i viktimes kalon vet ne rolin e viktimes. Ja ku qepet me se miri nje histori fantastike per te perfituar azil por dhe kredo politike. U planifikua arratisja spektakolare duke care kufirin me Kosoves kacakshe neper pyll. Njeriu i ligjit qe kishte punuar 6 vite ne mbulim dhe studionte ne Akademine e Sigurise me financimin e taksapaguesve shqiptare, vendosi te zgjidh hallin e tij.

la vajzen te vetme pa mbrojtje atje ne fshatin e saj ne Zeze, u dergoi nje letër bakalli autoriteteve dhe pa u thare mire boja, ne të njejten dite(14/09/2018) largohet per kesmet.

Gazetaret qe duhet te shkojne te qëmtojne faktet, te verifikojne çfare ka ndodhur, te degjojne dhe intervistojne, OPGJ-te e arratisur dhe oficeret qe jane ende ne vend,te pyesin deshmitaret dhe te shkelin ne terren, ne Fushe Kruje, Kruje, Durrës, Nikel e Zeze, mjaftohen me rrefimet e “betejave te lavdishme” qe u tregojne vellezerit polic per agjentet e “paepur” ne mbulim, me krimin e organizuar(se ku kane ndodhur keto beteja dhe se ke organizate te madhe kaëe goditur keta fare heronjsh, një zot e di. Ndërkohe, ata boset e vertete te krimit te organizuar, jane duke bredhur te lirë larte e poshte, jane duke vrare ne Shkoder, Elbasan, Lushnje e duke zhdukur pa lene gjurme me shume se nje dyzine me njerez ne Vlore).

Ndersa Shqiperia zjen prej kater ditesh se “qeveria mbron djalin dhunues te deputetit socialist” dhe nje taborr me deputet te saj, opozita ulerin per revolucion dhe permbysje me dhune.  Një komedi e turpshme politike ndertuar mbi nje tragjedi personale.

Të gjithe, bertasin, shajne, ulerijne, por askujt si behet me vone si ndihet Xhisiela, nga perdorimi qe i beri politika historise se saj. Pse e lane vetem qe ne fillim?

Që diten e pare kur e kam mesuar kete histori ne fund korrikun e ketij viti jam perpjekur ti vi nje ndihme nje vajze te traumatizuar, me te cilen po abuzonin te gjithe, qe nga policet qe duhej ta mbronin e deri atje larte ne maje te Olimpit ku rrine perendite politike te ketij vendi.

Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën.  Dhimbja e Xhisieles sa vjen e shtohet.

Ndërsa turma amorfe militantesh politik i qajne hallin policit qe sapo rroku ne duar si nje trofe te cmuar tragjedine e vajzes, nxitoi ta shiste te hienat politike per te perfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, qe bejne sikur u pikon zemra per Xhisielen, qe cirren dhe bertasin kunder njeri-tjetrit, jane duke e perdhunuar prej 30 vitesh kete popull, nga mengjesi ne mbremje, here me radhe, e herë te gjithe bashke.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com