Të paktën 4 mijë persona janë vrarë në Shqipëri vetëm për shkak të pakënaqësive nga vendimet që kanë dhënë gjykatat shqiptare. Këto shifra alarmante i jep Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit pas një takimi në Shkodër.
Kreu i këtij komiteti Gjin Marku tha se aktualisht në këto 25 vitet e fundit janë të 600 mijë procese gjyqësore që nuk kanë gjetur një zgjidhje sa i përrket personave që kanë qenë në konflikt apo familjeve në konflikt.
Në këtë mënyrë thotë kreu Marku gjykatat janë bërë faktori kryesor sepse duke mohuar drejtësinë kanë përkeqësuar situatën në konflikt duke shkaktuar 4 mijë viktima, që të gjithë të vrarë nga dora e njeriut. Në gjithë keto vite sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar duke bërë që sipas Komitetit të Pajtimit në 600 mijë procese gjyqësore asnjë të mos përfundojë më shtërngim duarsh dhe paqe mes familjrve. Ndryshe nga gjykatat vijoi Marku Komiteti i Pajtimit ka negociuar në 900 mijë raste duke bërë që të gjitha të perfundojnë me paqe dhe vëllazëri mes atyre që kishin konflikte.
Duke parë këtë situatë tashmë Komiteti i Pajtimit i ka bërë të gjitha institucioneve dhe krerëve më të lartë të shtetit një shkresë zyrtare duke i propozuar që në procesin e reformës në drejtësi gjatë ngritjes së strukturave që do vënë në zbatim këtë reformë të përfshihen edhe misionarët e pajtimit duke parë suksesin e tyre në pajtimin dhe shuarjen e konflikteve në shumë familje shqitare./Shkodranews