Vlorë, Arrestohet në flagrancë shtetasi: Dine Zeqaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Sulejman Delvina” pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” nën efektin e pijeve alkoolike është përplasur me një automjet tjetër “Taxi-Ford” me drejtues shtetasin S.M, ku si pasojë kemi vetëm dëme materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal.