Loading...

Pranga për Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Gjykata e Krujës dha pë të masën ‘arrest me burg’.Rraja akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut. Mësohet se jali i deputetit është arrestuar ditën e sotme.

Ai ndodhet në këto momente në ambjentet e komisariatit të Krujës.I riu akuzohet për ‘Dhunë dhe përndjekje’. Tashmë djali i deputetit do të përballet me gjykatën, ku dhe do t’i njihet masa e sigurisë.Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë, ku Xhensila Maloku denoncoi të dashurin e saj se e ka dhunuar.

Mirëpo kjo u mbajt e fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe. Ishte ish nënkomisari i Komisariatit të Krujës Emiljano Nuhu në një intervistë deklaroi se djali i deputetit socialist e kishte kanosur atë me armë në zyrën e tij, duke i kërkuar të mbyllë hetimin. Nuhu u shpreh se  prezent në atë moment në zyrën e tij ishte edhe deputeti Taulant Balla.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com