Loading...

Aksident i frikshëm Librazhd, tre të rinj në gjendje të rëndë.

[sgmb id=”1″]

Një aksident me tre të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd­ – Përrenjas, në vendin e quajtur Hotolisht.

Një mjet kamioçinë me targa “TR 380 8P” drejtuar nga A.D., 30 vjeç  banues në Tiranë, është përplasur me mjetin veturë me targa “AA 358 CK” drejtuar nga E.Zh., 30 vjeç banues në Prrenjas, njofton policia.

Si pasojë janë dëmtuar personat që ishin në makinë: E.ZH, K.P., 29 vjeç dhe R.A., 27 vjeç, të tre banues në Përrenjas. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se ishin kalimtarët ata të cilët i kanë nxjerrë nga makina të rinjtë dhe u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com