Kushdo që kërkon të përfitojë pension të plotë pleqërie, duhet të dorëzojë patjetër këto dokumente. Bëhet fjalë për librezë pune, librezë e kontributeve deri te vërtetimi i punës. ISSH ka publikuar listën e plotë të dokumenteve të detyruara që duhet të gjejnë të moshuarit dhe të dokumenteve të cilat I merr ISSH.
Procedura
Fillimisht për të marrë pensionin e pleqërisë duhet të plotësohet një deklaratë për vitet e punës. Më pas nis nxjerrja e certifikatave nga portal E-Albania, nga vet punonjësit e ISSH-së. gjithashtu nga portal nxirren edhe vitet e punës pas vitit 2017. Me plotësimin e dosjes me të gjitha dokumentet, bëhet llogaritja e pensionit, në bazë të viteve të punës dhe kontributeve që janë paguar.
Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; – Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive; – Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.