Loading...

“Çmendet” presidenti grek, kërcënon Shqipërinë: Hiqni dorë nga pretendimet për Çamërinë, për ndryshe…

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka bërë një deklaratë të fortë kundër Shqipërisë sa i takon çështjes çame. Sipas tij, Shqipëria duhet të heqë dorë nga pretendimet për çamët pasi në të kundërt, Greqia do të pengojë integrimin e saj në BE.

Me një deklaratë të fortë dhe jashtë kornizave diplomatike, Presidenti grek ka akuzuar Shqipërinë se mbështet çështjen çame, për të cilën, sipas tij, duhet të pranojë disa të vërteta historike që ata ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.

Pavllopullos kërcënoi se nëse Shqipëria dëshiron mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj europiane, atëherë duhet të pranojë të vërtetën historike lidhur me çështjen çame, dhe e vërteta është se Shqipëria mbështet bashkëpunëtorët e nazisteve.

Deklarata e presidentit grek u bë gjatë ceremonive përkujtimore në Paramthia, ku sipas grekëve, ata u bashkuan me nazistët dhe ekzekutuan 49 banorë të zonës, në operacionet e spastrimit të kryera prej ushtrisë gjermane në 29 shtator 1943.

Deklaratat e Pavlopulos, pikërisht në momentin e finalizimit të dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për një sërë çështjesh mes dy vendeve, duket se do të hapin një kapitull të ri që mund të reflektojnë edhe ne shtyrjen e firmosjes së një marrëveshje midis dy vendeve.

Ndonëse palët kanë dakortësuar qëndrimet për pothuaj gjithë çështjet që shqetësojnë në marrëdhëniet dypalëshe, siç është ajo e detit, abrogimi i ligjit të luftës, çështjet e njohjes se patentave, tekstet shkollore, çështjet e monitorimit të krizave, bashkëpunimit për vijën kufitare, çështjet e minoriteteve, pak muaj më parë Top Channel ka zbuluar se pala greke nuk pranon në asnjë mënyrë të diskutoje çështjen çame, duke e venë atë si kusht për vazhdimin e negociatave mes dy vendeve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com